Video: Gazetari akuzon Guardiolën për “para të pista”, shpërthen trajneri spanjoll

19 Maj 2019
10:44
Eraldo Harlicaj
back button

Anglia përjeton futbollin më të çmendur dhe pasionin më të madh për futbollin. Ishullorët jetojnë për lojën më të bukur në botë dhe gjithçka sillet rreth këtij sporti. Trajneri Pep Guardiola mund të shpallet "sir" pas sezonit që sapo mbylli. Ai fitoi për herë të parë tripletën në ishull me kampionatin, Fa Cup dhe Carabaco Cup duke i shtangur të gjithë. 

Takimin final ndaj Watfordit e mbylli 6-0, por në konferencën për shtyp u pyet dhe në lidhje me një çështje që e acaroi shumë. Një nga gazetarët në sallë e ngacmoi në lidhje me deklaratën e Mancinit që kishte përfituar pagesa të tjera nga drejtuesit e klubit për shërbime të ndryshme. Ai e pyeti Guardiolën nëse ishte në siutata të njëjta dhe kishte përdorur të njëjtën mënyrë si Mancini për të dyfishuar fitimet. 

Tekniku kampion u shfaq mjaft i zhgënjyer ndaj gazetarit. "A e ke idenë e pyetjes që po bën? A e di se çfarë pyetje po bën, që unë kam fituar para nga situata të tjera? Sinqerisht, mendon se e meritoj këtë pyetje në ditën që ne po festojmë fitimin e tripletës? O Zot! Ti po më akuzon mua? Ti po më akuzon mua se kam fituar para në mënyra të tjera?",– u shpreh Guardiola dukshëm i nervozuar.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit