Kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë që Holanda të shënojë golin e parë të kësaj mbrëmjeje në ndeshjen kundër Gjermanisë. Nations League nisi me rrjetën e mesfushorit Reijnders, i cili luan te Milani.
I asistuar nga lojtari i Liverpool, Gravenberch, Reijnders ndëshkoi i pari gjermanët e drejtuar nga tekniku Julian Nagelsmann, duke shfrytëzuar gabimet në pozicionim nga mbrojtja e “pancerave”.