VIDEO: Interi përmbys Juventusin me dy gola në dy minuta! Shënojnë Mkhitaryan dhe Zielinski

27 Tetor 2024
18:42
Telesport
back button

Inter-Juventus nuk ka të ndalur në gola! Pas përmbysjes momentale 1-2 të bardhezinjve, zikaltrit sapo shënuan dy gola dhe tashmë pjesa e parë rikthehet në avantazhin e tyre në 3-2!

Bardhezinjtë shënuan me Vlahovic dhe Weah, kurse për Interin shënuan Zielinki me penallti në të 15′ dhe në të 37′ dhe Mkhitaryan i asistuar nga Thuram në të 35′.

Me dy gola në dy minuta, skuadra e trajnerit Inzaghi riktheu avantazhin dhe mori frenat e lojës në dorë. Një ndeshje e madhe, e cila vetëm sa ka filluar!

VIDEO E GOLAVE

Lajme të tjera

Lajmet e fundit