(VIDEO) Joselu dënon Italinë në fund, Spanja shkon në finalen e Nations League ku e pret Kroacia!

15 Qershor 2023
22:42
Telesport
back button

Do te jete Kroaci-Spanje finalja e Nations League. Nderda, Italia dhe Holanda do te luajne per vendin e 3 dhe te katert ne sfiden e te dieles ne dreke. Në stadiumin, De Grolsch Veste në Holandë, Spanja luajti me Italinë gjysmëfinalen e Nations League. Pasi Kroacia diten e djeshme eliminoi ekipin e Holandës (ndeshje qe u vendos ne kohen shtese pasi 90 minutat u mbyllen 2-2) sonte u vendos finalsitja tjeter e turneut.

GOLI I PINO – VIDEO

Të dyja kombëtaret kërkonin një biletë për në finalen e së dielës, aty ku i pret Kroacia. Kujtojme qe fituesi i turneut do te marre pjese direkt ne Europianin e radhes, aty ku Gjermania gjithashtu ka nje vend te siguruar pasi eshte organizuesi…

GOLI I IMMOBILE – VIDEO

Pjesa e pare mes Spanjes dhe Italise eshte mbyllur 1-1. Fillimisht ishte ekipi iberik qe me ane te Jeremy Pino shenoi gol pas 4 minutash (gabim fatal nga Bonucci qe ka acaruar edhe Mancinin) por me nje penallti Italia barazoi. Ishte Immobile ai qe nuk gaboi nga pika e bardhe. VAR anuloi me pas nje gol te Frattesi-t per pozicion te parregullt.

Ne pjesen e dyte, Spanja ishte me e sakte me topin dhe me dominuese sidomos ne shume pjese te fushes. Italia e pergjumur dhe e lodhur, duke gabuar edhe pasime dhe dalje te thjeshta. Ndeshja po shkonte drejt nje barazimi por Joselu, i aktivizuar pak minuta nga fundi, do te gjeje devijim vendimtar duke mposhtur Donnarumma dy hapa larg pasi Italia ishte e keqvendosur dhe e mbajti ne pozicion te rregullt. GOLI I JOSELU – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit