Video: Lazio fiton me vuajtje ndaj Sassuolos, “zhduket” Strakosha!

24 Janar 2021
20:16
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio ka fituar një ndeshje shumë të vështirë ndaj Sassuolos me rezultatin 2-1. Ekipi lacial mori 3 pikë ndaj një kundërshtari të fortë në një sfidë shumë të bukur dhe të dyluftuar.

Miqtë shënuan të parët me të zakonshmin Caputon. Sulmuesi i Sassuolos mposhti Pepe Reinen që në minutën e 6′ për 0-1. Gëzimi i tij nuk zgjati shumë, pasi ishte Milinkovic-Savic që barazoi shifrat në pjesën e parë. 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën 1-1.

Pjesa e dytë pa vendasit më kërkues dhe ofensiva e tyre u shpërblye. Ciro Immobile realizoi golin e 3 pikëshit në minutën e 71′. Vedat Muriqi luajti vetëm 4 minuta në këtë ndeshjes, ndërsa mister mbetet Strakosha. Portieri kuqezi nuk ishte i grumbulluar as në sfidën e sotme. Reina është kthyer në titullar të përhershëm.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit