Video: Liverpool përmbys West Ham-in, merr kreun falë dyshes Shaqiri-Jota

31 Tetor 2020
20:37
Denis Hakanaj
back button

Liverpool kryeson i vetëm Premier League.

Në pritje të ndeshjes mes Everton dhe Newcastel, Të Kuqtë kanë triumfuar 2-1 në shtëpi kundër një West Ham-i në formë që kaloi në avantazh me Fornals pas 10 minutash.

Mohamed Salaha ka barazuar për vendasit në fundin e pjesës së parë me një penallti, ndërsa takimi është vendosur nga zgjedhja e goditur e Klopp për të aktivizuar në minutën e 70-të Shaqirin dhe Jota-n.

I pari ka dhënë një asist të jashtëzakonshëm, ndërsa i dyti ka shënuar golin që i ka dhuruar tri pikët Të Kuqve.

Digo Jota është vetëm lojtari i dytë që shënon në të tri ndeshjet e para të luajtura në Premier Leaguee Liverpool-in pas Luis Garcia-s në tetorin e 2004-ës.

Skuadra e Klopp ka shkuar në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Hammers mbeten me 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit