Trajneri i Liverpool, Arne Slot ndau mendimet e tij pas fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj rivalëve të Manchester United në një miqësore para-sezonale të luajtur të shtunën, 3 gusht.
Ai shpjegoi se megjithëse ishte i kënaqur me rezultatin, performanca nuk ishte plotësisht bindëse.
Të Kuqtë vazhduan formën e tyre të shkëlqyer në para-sezon, duke mundur 3-0 Red Devils në stadiumin Williams-Brice në Karolinën e Jugut.
Fabio Carvalho zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të para se Curts Jones të dyfishonte avantazhin në minutën e 36-të. Kostas Tsimikas më pas fiksoi shifrat në 3-0 në minutën e 60-të.
MANCHESTER UNITED – LIVERPOOL 0-3 – VIDEO
Pas ndeshjes, Arne Slot u pyet nëse ishte i kënaqur me fitoren dhe ai u përgjigj:
“Po, isha – por jo me të gjithë. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin, shënuam gola shumë të bukur.
“Por unë nuk mendoj se ne kishim kontroll të mjaftueshëm mbi lojën sepse United po na kërcënonte më shumë se disa herë. Është një fitore 3-0, por rezultati mund të ishte ndryshe edhe sonte”.
Fitorja ndaj Manchester United i dha fund turneut para-sezonal të Liverpool-it në SHBA për të dyja palët. Djajtë e Kuq tani do të përballen me Manchester Cityn në Community Shield në Wembley më 10 gusht.
Skuadra e Arne Slot, ndërkohë, do të presë Sevillan në një miqësore më 11 gusht.