Video: Liverpooli lë thatë Bayern, gjen Van Dijkun e ri për 2 milionë euro

25 Qershor 2019
13:49
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli ka fituar garën me Bayern Munchen për talentin e ri të mbrojtjes, Sepp van den Berg. Adoleshenti holandez do të jetë të mërkurën në Anfield për të kryer vizitat mjekësore. 

Fituesit e Champions Leagues do të paguajnë 2 milion euro për 17-vjeçarin sipas asaj që shkruan the Telegraph. Bayerni ishte i interesuar po ashtu për lojtarin e Holandës U-19. Ai konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të futbollit holandez. 

I riu ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon në ligën e parë holandeze me Zwollen. Sampdoria ishte shumë pranë lojtarit në janar dhe ishte gati të paguante 2.5 milion euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit