Video: Man. United mposht Brighton, Fernandes është heroi i ri

30 Qershor 2020
23:12
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United ka fituar me lehtësi në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Brighton. Ekipi i “Djajve” e pati gjithçka të lehtë pasi shënoi 3 herë në portën e kundërshtarëve duke marrë 3 pikë të merituara dhe që i mbajnë në garë për Europën.

Takimi nisi mirë për miqtë që gjetën golin shumë shpejtë me anë të Grenwood. 18-vjeçari bri gjithçka mirë në një aksion personal dhe mposhti portierin duke i dhënë avantazhin ekipit të tij që në minutën e 16.

Goli i dytë u shënua shumë shpejt pas një kombinimi mes Pogbasë dhe Bruno Fernandesit. Mesfushori goditi nga jashtëzonës duke përshëndetur rrjetën për herë të dytë në minutën e 29′. Pjesa e parë u mbyll 0-2, ndërsa në të dytën pati vend për golin e dytë të mesfushorit.

Fernandes u pozicionua mirë brenda zonës dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar për 0-3 duke vulosur dhe të gjithë takimin. United kap vendin e pestë me 52 pikë, po aq sa Wolves i vendit të gjashtë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit