(VIDEO) Man United vazhdon nga kriza, Mourinho shpërthen pas ndeshjes, tallet keq me arbitrimin! Lazio dhe Tottenham fluturojnë

24 Tetor 2024
23:43
Telesport
back button

Manchester United ka barazuar 1-1 ndaj Fenerbahcs se Mourinhos në kuadër të javes se trete te Europa League dhe Mourinho u be serish protagonist me karton te kuq. Pas vetëm 15 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Christian Eriksen, që u asistua prej Joshua Zirkzee. Ky ishte goli i vetëm i 45 minutave të parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte edhe më shuam dramë.

GOLI I ERIKSEN – VIDEO

PRITJET E ONANA – VIDEO

Në minutën e 49-të, Youssef En Nesyri i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Alain Saint-Maximin ishte asistuesi. Nëntë minuta më vonë, Jose Mourinho u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes për shkak të protestave që nuk u akordua një penallti për Fenerbahcen.

Dy skuadrat tentuan deri në fund që të merrnin pikët e plota, por që mbrojtja e të dyja anëve ishte e pathyeshme. Nga tri ndeshje të zhvilluara, Manchester United ka tri pikë!

Jose Mourinho ndoqi pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna teksa komunikonte me celular me stafin e tij në stol. Ne fund te ndeshjes deklaroi me ironi: “Me 100 km / orë, ai kishte një sy në situatën e penalltisë … dhe një sy në sjelljen time. Kjo është arsyeja pse ai është një nga gjyqtarët më të mirë në botë.”

VIDEO

Lazio vazhdon ecurinë e tij perfekte në Europa League. Skuadra e Baronit arriti fitoren e trete ne 3 ndeshje, duke mposhtur gjithashtu Twente pas sukseseve ndaj Dinamo Kievit dhe Nice. Bardhekalterit përfituan edhe nga përjashtimi i portierit te ekipit holandez Unnerstall, i cili u ndëshkua me karton të kuq për një faull ndaj Dia qe po nisej drejt porte.

Goli i hapjes u shënua nga Pedro i cili u tregua edhe një herë vendimtar në këtë kompeticion. Në finale ishte Isaksen ai që shënoi golin e dytë. Biancocelestët tani janë 9 pikë në renditjen e përgjithshme të Europa League në vendin e parë me Tottenhamin dhe Anderlechtin, por me ekipin e Baronit dhe Spurs që kanë golavarazhin më të mirë.

GOLI I PEDROS – VIDEO

GOLI I ISAKSEN – VIDEO

Pikerisht Tottenham sonte mundi AZ Alkmaar me golin e vetem te ardhur me penallti nga Richarlison. Skuadra mike mbeti edhe me dhjete futbolliste. Per tu theksuar se Madison i dhuroi penalltine brazilianit duke ia lene topin ne dore.

VIDEO

Gedson Fernandes sakaq i dha suksesin Besiktasit ne fushen e Lyon. Ernest Muçi u aktivizua 66 minuta ne kete ndeshje teksa Rashica mungoi.

Ayoub El Kaabi ishte vendimtar me Olympiacos ne fushen e Malmo. Ai humbi dhe penallti. Athletic Bilbao gjithashtu mori sukses teksa mjaftoi goli i Nico Williams ne minuten e 33-te ndaj Slavia Praga. Fitore me poker per Rangers ndaj Steaua Bukuresht (4-0). Bajrami u aktivizua 74 minuta.

Rezultatet e Europa League

Renditja

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit