Video: Manchester United fiton me dramë! Bruno Fernandes humbet penallti

17 Tetor 2020
23:03
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United fitoi 1-4 ndaj Newcastle në transfertë, por rezultati është i gënjeshtër. “Djajtë e kuq” vuajtën shumë për të fituar dhe 3 golat e fitores erdhën në minutat e fundit të ndeshjes.

Sfida u hap me autogolin e Luke Shaw në minutën e 2′. De Gea nuk ia doli që të ndalte sferën dhe rezultatin shkoi në 1-0. Goli i barazimit u realizua nga Maguire në minutën e 23′. Ai dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, ndërsa Bruno Fernandes humbi penallti në minutën e 58′. Mesfushori humbi penalltinë e parë me fanellën e United. Portugezi bëri dhe heroin në minutën e 86′, pasi ishte ky që dërgoi topin në rrjetë për 1-2, ndërsa Wan-Bissaka çoi shifrat në 1-3, e Rashford i vuri vulën ndeshjes duke realizuar golin e katërt. Djemtë e Solskjaer vuajnë, por marrin 3 pikë morali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit