Video: Manchesteri United i vakët, i falet penalltisë të Fernandes

21 Nëntor 2020
22:58
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United e ka mbyllur me fitoren ndeshjen kundër West Bromwich Albion me rezultatin 1-0. “Djajtë e kuq” morën 3 pikë të arta, pavarësisht se nuk shkëlqyen në fushën e blertë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0. Vendasit nuk arritën të çanin drejt portës kundërshtare. Djemtë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer ishin më të qartë në pjesën e dytë dhe ia arritën të zhbllokoheshin.

Pjesa e dytë solli dhe golin e fitores. Bruno Fernandes ktheu në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. Portugezi nuk gaboi për t’i dhënë 3 pikët e ekipit të Solskjaer. Goli i tij qëndroi në fuqi deri në fund të sfidës dhe vendasit koleksionuan 3 pikë të rëndësishme.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit