Video: Ndërhyrja e pabesueshme që i mohoi fitoren Tottenham-it në minutën e fundit

18 Janar 2020
15:45
Denis Hakanaj
back button

Watford-Tottenham u mbyll 0-0.

Një rezultat pa gola për meritë të portierit të Spurs, Gazzaniga, i cili priti penalltinë e Deeney, por edhe për meritë të ndërhyrjes së mrekullueshme të bërë nga Ignacio Pussetto.

Sulmuesi argjentinas, të cilin Watford e mori për 8 milionë euro nga Udinese të martën, u aktivizua në minutën e 89-të të takimit dhe në të 94-ën i ka mohuar një gol të sigurt Lamela-s, duke larguar topin pak para se të kalonte plotësisht vijën fatale.

Një blerje e goditur për Hornets.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit