VIDEO: Në Premier rishkruhet historia, United mposhtet nga vendi i fundit dhe humb kreun

27 Janar 2021
23:15
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka pësuar një humbje befasuese në javën e 20-të të Premier League.

Djajtë e Kuq janë mundur 2-1 në shtëpi nga Sheffield-i i vendit të fundit dhe kanë zbritur në vendin e dytë të renditjes së kampionatit anglez.

Bryan (23′) dhe Burke (74′) kanë shënuar për miqtë, ndërsa Magurie (64′) ka barazuar përkohësisht rezultatin.

Kjo është fitorja e parë për Sheffield në Old Trafford që nga viti 1973.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit