(VIDEO): Nicolas Otamendi bën tatuazhin e Lionel Messit me trofeun e Kupës së Botës – dhe ylli i PSG-së e pëlqen atë!

31 Mars 2023
19:01
Telesport
back button

Shumë tifozë kanë shprehur prej kohësh admirimin e tyre për Lionel Messin duke bërë tatuazhe në trupat e tyre dhe perjetesuar figuren e fituesit te Kupes se Botes ne Katar. Zakoni është shumëfishuar kjo që kur ai kurorëzoi karrierën e tij me Argjentinen…

Por tani për herë të parë një nga shokët e tij i është bashkuar fanatikëve me tatuazhin e Messit. Mbrojtësi i Benficas, Nicolas Otamendi, që luajti ndeshje të shumta me Messin në kombëtare, duke përfshirë edhe shtatë në Katar, pak më shumë se tre muaj më vonë ai përfundoi tatuazhin për nder të gjeniut që i mundësoi të bëhej kampion bote.

Mbrojtësi me shumë tatuazhe tatuazhuar, gjeti vend për Messin në anën e djathtë të gjoksit të tij, dhe përveç fotove të Leos duke puthur kupën, kishte shkruar edhe disa fjalë. “Lavdinë e përjetshme” shkruan në krye, ndërsa më poshtë janë fjalët: “entuziazëm, bindje dhe ambicie”.

Në fund ai pyet: “Si do të më thonë që magjia nuk ekziston?”, duke e bashkuar me datën e finales në Doha. Otamendi e shpërndau videon në Instagram për kënaqësinë e fansave dhe vetë Messit, i cili shkroi: “Kam parë shumë gjëra spektakolare të bëra për shkak të Kupës së Botës, por që një koleg, një mik si Otamendi, të bëjë këtë tatuazh është më shumë se e veçantë! Faleminderit shumë, Ota!”.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt u përgjigj: “Ajo që patë nuk është asgjë në krahasim me atë që shohim kur ti luan. Ju nuk jeni thjesht një vend i tërë, jeni historia e këtij sporti. Të dua miku im”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit