Video: Partizani çahet në mbrojtje, Trabzonspori shumë i fortë për kampionët

10 Janar 2020
15:30
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka humbur ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Turqi ndaj Trabzonsporit me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë nisën rrugën e tyre nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani dhe nuk i dhuruan shijën e fitores italianit në debutimin e tij. 

Rezultati ishte minimal me vendasit që ishin më kërkues. Sormani e nisi ndeshjen me një 4-3-3. Numri një i stolit duket se do të integrojë këtë skemë te kampionët duke hequr idenë e 3-5-2 të Lerdës. Bilali dhe Bitri e nisën në qendrën e mbrojtjes, ndërsa Idrizaj dhe Trashi nga krahët. Mesfusha me Telushin, ndërsa krahët me Romeron e Melon. Sulmi ishte surprizë. Çinari dhe Bardhi nga krahët, Brown luajti në qendër. 

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 22′. Sturridge pasoi mjaft mirë për Sorloth, i cili u pasua në qendër të mbrojtjes dhe nuk gaboi përballë Hoxhës. Deri në fund të takimit nuk u shënua asnjë gol tjetër, ndërsatekniku Sormani u dha mundësi të gjithë lojtarëve të luanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit