VIDEO: Partizani fiton duelin titull në Durrës, tani fati në këmbët e tyre! Laçi trondit Tiranën, Vllaznia nuk dorëzohet

17 Maj 2021
18:55
Telesport
back button

Janë mbyllur pesë ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore në Shqipëri dhe sigurisht që ka edhe surpriza.


Mes tyre, natyrisht Laçi që në Tiranë ndaj ekipit të Orges Shehit ka marrë një fitore tepër të rëndësishme dhe me vlera për Europën.

Mjafton goli i Mentor Mazrekaj, që bardhebluve u ka shënuar këtë sezon dhe gjithashtu e ka bërë edhe kur vishte fanelën e Partizanit.

Por, ndeshja më e shikuar ishte ajo mes Teutës dhe Partizanit, një duel titulli, të cilin e ka fituar ekipi i Ilir Dajës. Një gafë e Stivi Frashërit, portierit të ekipit durrsak, dhuroi golin e vetëm të ndeshjes me Çinarin protagonist.

Tashmë, të dy ekipet janë në barazim me pikë por të kuqtë janë në avantazh dhe në rast se mbyllet kështu pas dy javësh, atëherë shpallen kampionë.

Sukses edhe për Skënderbeun ndaj Apolonisë më rezultatin 2-0 dhe tani mbijetesa matematike afron.

Vllaznia i falet një goli të Dilaver në pjesën e dytë dhe mposht një kockë të fortë si Kastrioti. Më parë, portieri Zogovic kishte bërë superpritje.

Kukësi përmbysi Bylis 2-1 pasi ballshiotët kaluan në avantazh të parët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit