VIDEO: Pogba kthen United në majë pas 8 vitesh, Everton ëndërron me Keane

12 Janar 2021
23:13
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka mundur 1-0 Burnley-n dhe është kthyer të kryesojë i vetëm renditjen e Premier League pas tetë vitesh, kur në stolin e Djajve ishte Sir Alex Ferguson.

Ndeshja e luajtur në Turf Moor është vendosur në minutën e 71-të nga një gol magjik i Paul Pogba.

Buzëqesh edhe Everton-i i Ancelotti-t. Toffees kanë mundur 2-1 Wolves në transfertë dhe janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Keane në minutën e 77-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit