Video / Portieri i Napolit humb ndjenjat pas përplasjes në kokë

17 Mars 2019
19:00
back button

Frikë për David Ospina-n në San Paolo të Napolit. Gjatë minutave të para të ndeshjes ndaj Udinese-s, portieri kolumbian ka pësuar një goditje të rëndë në kokë pas përplasjes me Pusetto. 

Menjëherë është futur në fushë stafi mjekësor dhe pas trajtimit disa minuta, Ospina ka vazhduar lojën. 

Megjithatë, në minutën e 43’ ai ka rënë në tokë pa ndjenja. Valeri ka thirrur menjëherë doktorët të cilët e kanë zgjuar. 

Portieri duhet të dilte nga fusha me ambulancë dhe në vend të tij është futur Meret. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit