Video: Reali e bën dramë, humbet dhe rrezikon kualifikimin / Berisha nderon Salzburgun!

1 Dhjetor 2020
20:58
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi rrezikon kualfikimin në grup! Ekipi madrilen humbi ndaj Shakhtari në Ukrainë me rezultatin 2-0 një ndeshje që nuk duhej humbur. Të besuarit e Zidane vazhdojnë sërish me ecurinë e rezultateve negative përveç kampionatit dhe në Champions League.

Spanjollët dominuan në 45 minutat e para, por nuk arritën të gjenin golin. Vendasit u mbrojtën mirë dhe ndëshkuan me kundërsulme. Goli i parë ishte një gafë e mbrojtjes spanjolle, Mendy lë topin në zonë dhe Varene nuk reagon. Detinho e shfrytëzoi dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Goli i dytë ishte sërish një gabim i mbrojtjes dhe vendosjes së spanjollëve. Ata lejuan Solomon në minutën e 83′ që të shkonte drejt portës i pashqetësuar dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Reali humbet dhe e sheh veten në vendin e tretë me 7 pikë po aq sa Shakhtari që i ka marrë 6 pikë madrilenëve.

Rastet dhe golat e ndeshjes i ndiqni këtu

Salzburgu ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Lokomotivës në transfertë me rezultatin 1-3. Shqiptari Mërgim Berisha dërgoi topin dy herë në rrjetë, ndërsa Miranchuk ngushtoi me penallti. Miqtë gjetën golin e qetësisë dhe fitores me anë të Adeyemi për 1-3.

Rastet dhe golat e ndeshjes i ndiqni këtu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit