Video: Reali fiton me shumë vuajtje, Ramos i shkëput nga Barcelona

2 Korrik 2020
23:59
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka fituar me shumë vuajtje ndaj Getafes me rezultatin 1-0. Ekipi madrilen u mendua se do të zgjidhte gjithçka shumë lehtë duke parë ndalesën e Barçës, por nuk ndodhi kështu.

Miqtë u mbrojtën mjaft mirë dhe nuk lanë hapësira në fushën e lojës. Vinicius Junior shpërdoroi mundësinë e artë në pjesën e parë sepse gaboi vetëm 5 metra larg portës kundërshtare.

Ekipi i Zidane vuajti deri në minutën e 79′ kur Ramosi dërgoi në rrjetë një penallti. Kapiteni nuk gaboi nga 11 metra duke i dhënë 3 pikë të arta ekipit të tij. Real Madridi kryeson me 74 pikë, 4 më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Getafe mbetet në vendin e gjashtë me 52 pikë dhe vijon luftën për Europën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit