Video: Sa shumë vuajtje pa Ibren! Milani kalon me vështirësi Bodon

24 Shtator 2020
22:26
Eraldo Harlicaj
back button

Milani ka fituar me shumë vështirësi nda Bodo/Glimit me rezultatin 3-2 duke u kualifikuar në turin tjetër të Europa League. Skuadra kuqezi u ndëshkua shumë shpejt në “San Siro” sepse miqtë kaluan në avantazh në minutën e 15′ me Junker për 0-1.

Avantazhi i miqve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Calhanoglu arriti të gjente rrjetën me një silurë nga distanca, ndërsa për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 mendoi Colombo. I riu shfrytëzoi mungesën e Ibrës dhe gjeti golin e 2-1.

Pjesa e dytë nisi me Milanin më kërkues, kuqezinjtë shënuan sërish falë magjisë së Calhanoglusë për 3-1. Bodo ngushtoi sërish avantazhin në 3-2 falë Hauge. Milani vuajti deri në fund, por mbajti avantazhin. Kuqezinjtë do të përballen me Rio Aven në turin tjetër të Europa Leagues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit