Video: Sormani tradhtohet nga nervat, reagon ashpër pas golit të Bylisit

22 Shkurt 2020
19:04
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk mund të jetë aspak i lumtur trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, pas ndeshjes së barazuar kundër Bylisit me rezultatin 2-2. Ekipi i tij po fitonte me rezultatin 2-0 dhe u barazua pas dy momenteve të evitueshme. 

Goli i fundit i shënuar nga Guindo në minutat e fundit ishte një mungesë përqëndrimi nga i gjithë reparti i mbrojtjes. Qendrat nuk arrijnë të evitojnë një top të gjatë dhe për t’i vendosur vulën mendon Alban Hoxha. Ky i fundit gabon në dalje dhe Sormani reagon shumë ashpër. Ai kthehet nga stoli i tij duke bërtitur me të madhe. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit