Video / Sulmuesi serb i Ranieri-t mendon se është në UFC

20 Janar 2019
21:42
back button

Alexandar Mitrovic dhe Fulham-i i tij ka pësuar një humbje zhgënjyese 2-1 ndaj Tottenham. 

Sulmuesi përsëri nuk arriti të gjente golin dhe gjatë gjithë ndeshjes e ka pasur tepër të vështirë të kalonte qendërmbrojtësin e Spurs, Davidson Sanchez. 

Gjatë një momenti kur ndeshja ishte akoma 1-1, sulmuesi serb nuk tregohet si profesionist duke ngatërruar fushën e lojës me kafazin e UFC. 

Në një dyluftim pranë vijës anësore, në gjaknxehtësi e sipër, Mitrovic ka kapur prej qafe të riun Sanchez duke e rrëzuar në tokë. 

Do të kishte marrë shumë pikë po të ishte në MMA, por jo në një ndeshje futbolli mes dy skuadrave që luajnë në kampionatin më të madh në botë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit