Video: Tottenham ka harruar të fitojë, Watford-i e fal

18 Janar 2020
15:25
Denis Hakanaj
back button

Tottenham ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në fushën e Ëatford-it në javën e 23-të të Premier League.

Skuadra e Jose Mourinho-s, që ka marrë dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, duket se po vuan shumë mungesën e Harry Kane.

Barazimi i regjistruar në Vicarage Road mund të konsiderohet si një humbje për vendasit, të cilët kanë patur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 70-të me Deeney.

Sulmuesi i verdhezinjve është paraqitur te pika e bardhë e penalltisë pas një prekje të topit me dorë të Vertonghen, por gjuajtja e tij është ndalur nga Gazzaniga, i cili ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit