Video / “Tripleta” e Burki në minutën e 87-të i dha fitoren Dortmund-it

13 Prill 2019
21:45
back button

Padyshim që dy golat e Jadon Sancho ishin vendimtare në fitoren 2-1 të Borussia Dortmund ndaj Mainz pasditen e së shtunës në Bundesliga. 

Megjithatë, po të mos kishte qenë për pritjen e trefishtë të portierit Roman Burki në minutën e 87’ të takimit, Dortmund do të ishte larguar nga stadiumi me vetëm një pikë. 

Ishte pikërisht portieri zviceran ai që ruajti avantazhin e ngushtë të vendasve me tre pritje nga shumë pranë portës. 

Shikoni dhe duartrokisni gardianin e pretendentëve të titullit kampion. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit