Video/ “Tripleta” e Manchester City kthehet në një serial të Netflix, debutimi më 2 prill

6 Mars 2024
10:24
Telesport
back button

Manchester City pati një vit 2023 vërtet të paharrueshëm. Skuadra e Pep Guardiola ka arritur një sukses të trefishtë historik, duke fituar Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Tifozët kanë pritur prej muajsh publikimin e një dokumentari të filmuar përgjatë gjithë sezonin e kaluar. Dhe, më në fund u zbulua data e paraqitjes së tij. Ai quhet “Together treble winners”.

Dokumentari, i cili do të përbëhet nga 6 seri dhe do të jetë i disponueshëm në platformën Netflix duke filluar nga data 2 prill.

Nuk është hera e parë që City hap dyert e dhomave së zhveshjes, duke qenë se në vitin 2018 ishte tashmë protagonist i një seriali Amazon që i përkiste ekskluzivitetit ‘All or Nothing’.

Në dokumentarin e Netflix tregohen disa skena nga dhoma e zhveshjes së “citizens”, duke përfshirë festime, fjalime nga lojtarët, momente zemërimi dhe fjalime të Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit