Video: Van Dijk lë futbollin, kap raketat e tenisit

11 Korrik 2019
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

Wimbledoni është një ndër 4 Grandslamet më të rëndësishme të tenisit. Turneu më historik dhe më me vlerë për anglezët që e konsiderojnë si të shenjtë. Në këtë turne nuk mungojnë asnjëherë figurat e rëndësishme. 

David Beckham dihet se është i dashuruar pas këtij sporti, ndërsa së fundmi Virgil van Dijk-u ishte i ftuar. Kampioni i Champions Leagues me Liverpool-in foli në lidhje me emocionet dhe mënyrën se si e sheh tenisin. 

"Kam parë ca ndeshje në televizior, ndërsa tani jam këtu. Një emocion i madh për mua të shoh ndeshjet nga stadiumi. Mendoj se tenistët kanë një presion më të madh dhe duhet të vetë karikohen, ndonjëherë mua më ndihmojnë shokët e skuadrës, ndërsa ata janë vetëm në fushë. Trajneri duhet të jetë shumë i aftë për t'i motivuar", – tha ai ndër të tjera.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit