Vieri: Nëse një menaxher do të fliste për mua ashtu siç flet Wanda…

19 Mars 2019
21:46
Denis Hakanaj
back button

Gjatë emisionit italian "Tiki Taka", ish-sulmuesi i Inter-it,  Bobo Vieri, ka folur për situatën e Mauro Icardi-t, me bashkëshorten-menaxhere të këtij të fundit që ka qenë e pranishme. 

"Icardi? Duhet të luajë. Heqja e shiritit nuk duhet të ketë rëndësi", ka thënë legjenda e zikaltërve, i cili më pas i ka dhënë edhe një mesazh Wanda Nara-s. 

"Nëse menaxheri i shokut tim të skuadrës do të kishte thënë gjërat që ka thënë Wanda, unë do të kisha kapur për fyti lojtarin dhe menaxherin", ka thënë Vieri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit