Vieri “shenjtëron” Lukakun: I domosdoshëm për Interin, shënojnë 60 gola bashkë me Lautaron

1 Korrik 2022
12:18
Alfred Lleshi
back button

Christian Vieri dihet se thotë gjithmonë atë që mendon. Në intervistën që ka dhënë sot për “Gazzetta dello Sport” ka analizuar kampionatin dhe mbi të gjitha lojtarët e mëdhenj, duke nisur nga Interi:

“Askush nuk lëviz si Lukaku. Ai përcakton performancën e skuadrës ku bën pjesë, jo vetëm frikëson kundërshtarët. Me Lautaron janë një dyshe sulmuese e frikshme me 55-60 gola në vit. Një nga duetet sulmuese më të mira në Evropë. Dybala? Blerja thelbësore ishte Lukaku, por nëse vjen Dybala, edhe më mirë”.

Por, a mund të luajnë të tre bashkë, Lautaro-Lukaku-Dybala? Ja si përgjigjet Vieri: “Më duket e vështirë, sepse e shoh thuajse të pamundur që Inzaghi të heqë dorë nga 3-5-2”.

Megjithatë, për t’i bërë vend atij, do të duhej edhe lagimi i njërit mes Correas dhe Dzekos: “Nëse do të mund të zgjidhja, nuk do të bëja kurrë pa përvojën e Dzekos, veçanërisht kur mendoj për Ligën e Kampionëve. Interi duhet të jetë në gjendje të mendojë për të luajtur me të gjithë këtë vit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit