Vihet në lëvizje krejt shteti i Katarit, ofertë të re Messit për të rinovuar me PSG. Detajet e plota

22 Mars 2023
9:30
Alfred Lleshi
back button

Në Katar po finalizojnë detajet e një oferte të dytë, që PSG do t’i paraqesë Leo Messit për ta zgjatur kontratën me klubin parizien për të paktën edhe një sezon. Sipas burimeve nga Doha, është vetë Tamim Bin Hamad Al Thani, emiri i Katarit, i cili ka dhënë urdhër për të hedhur një hap të ri drejt vazhdimësisë së yllit argjentinas dhe që lidhja e tij me futbollin elitar të përfundojë te PSG.

Skuadra e kryeqytetit francez ndodhet në një moment të vështirë me eliminimin e parakohshëm në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, trofeun të cilin e ka dëshiruar prej më shumë se një dekade. Përftimi i sulmit të përbërë nga Messi, Mbappé dhe Neymar nuk ka mjaftuar për të kaluar raundet kualifikuese dhe për të shkuar larg në garë.

Ky “KO” i shtyn sheikët të rimendojnë projektin e tyre, por ka pjesë që duhen ruajtur, të cilat janë të paprekshme. Siç është rasti me Mbappe dhe vetë Messin. PSG do të dëshironte t’i “jepte duart” Neymarit, por në këtë rast është braziliani ai që përdor vitet e kontratës për të vazhduar.

Gjatë ndeshjes kundër Bayern Munich, që solli eliminimin parizien nga Champions-i, PSG përmes Luis Campos, drejtorit të vet sportiv, u takua me Jorge Messin, agjentin dhe babain e lojtarit. Në këtë takim, PSG i paraqiti atij një ofertë të parë që nuk e kënaqi Messin, aq më tepër që projekti sportiv nuk ishte i qartë.

Messi ka përparësi fitimin e titujve sesa një kontratë milionere dhe për këtë i nevojitet një skuadër të mirë. Në këtë takim të parë, Jorge Messi nuk ka marrë garanci të mjaftueshme se është kështu.

Tani, PSG po rimendon të gjithë politikën e vet për të pasur një skuadër të aftë për të konkurruar për Ligën e Kampionëve dhe Messi konsiderohet thelbësor. Për të gjitha këto arsye, kur të hartohet kjo ofertë/projekt i ri, PSG do të ulet sërish me Jorge Messin për t’i bërë një propozim të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit