Vijon lufta e ftohtë, Meunier në sulm: Leonardo një frikacak, ja çfarë më bëri!

9 Gusht 2020
14:07
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka paqe ndërmjet Thomas Meunier dhe PSG. Belgu u largua drejt Borussia Dortmundit dhe nuk rinovoi me skuadrën franceze. Ai donte që të luante dhe në Champions League me kampionët e Francës, por diçka e tillë nuk ndodhi. Klubet nuk ranë dakord dhe mbrojtësi kujton sjelljen skandaloze të Leonardos.

“Una gati sa nuk iu ula në gjunj Dortmundit që të me lejonte të luaja në Champions League me PSG. Doja ta shijoja kohën time deri në fund dhe doja të largohesha në mënyrën më të mir ë të mundshme. Leonardo më pyeti nëse doja të luja në Champions dhe unë i thashë: ‘Po, 100%’. Pas kësaj bisede që bëra me të, lexova gjëra të tipit që nuk dua të rinovoj, nuk jam i interesuar të rinovoj dhe jam i pakënaqur.

“PSG nuk ra dakord me Dortmundin, por kjo nuk do të thotë se unë nuk doja të rinovoja. Klubet duhet të arrinin një marrëveshje, unë isha gati për të rinovuar. Leonardo gënjeu në ato që tha. Tani e kam të qartë, PSG nuk donte që unë të qëndroja. Ata nuk më morën për të më thanë diçka të tillë, por ia nisën agjentit tim me postë. Frikacakë…

“Pas atij emaili, kishim testet fizike. Gati më ra qielli në tokë, pasi PSG nuk donte të më lejonte të bëja testet fizike. Fola me Leonardon, por nuk do të më lejonte të isha me grupin, pasi mund të transmetoja virusin. I kërkova të bëja analizat, pasi isha 3 muaj pa stërvitje dhe doja të dija se ku isha. Më në fund pranoi, por do t’i bëja vetëm jo me grupin. Veprim aspak profesional, as korrekt dhe tregoi mungesë respekti. PSG nuk gjeti dakordësinë me Dortmundin dhe ma vunë fajin mua”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit