Tema e “Topit të Artë” 2024 vazhdon të jetë ngacmuese për futbolldashësit dhe për vetë futbollistët. Eshtë një temë e nxehtë prej duelit Rodri-Vinicius, fituar nga spanjolli me diferencë jo edhe aq të madhe.
Në një intervistë të fundit, Rodri është shprehur se Vinicius duhet t’i përkushtohet më shumë futbollit, nëse dëshiron të bëhet numri 1 në botë.
“Unë mendoj se Vinicius është djalë i zgjuar dhe me kohën do ta kuptojë do të bëhet më i mirë, nëse fokusohet më shumë në futboll. Sporti nuk ka vetëm lojën, por edhe pjesën jashtë saj”.
Ky reagim duket se ka acaruar shokun e Vinicius, Neymar. Ky i fundit ka komentuar në një postim në Instagram (ku është postuar deklarata e Rodrit), duke shkruar: “Ka filluar të bëhet tip që flet tani”.