Vinicius Jr protagonist “i shëmtuar”: ofendon arbitrin, pastaj humbet penallti dhe stadiumi feston (VIDEO)

14 Nëntor 2024
23:56
Telesport
back button

Anësori brazilian i Real Madrid, Vinicius Jr, duket se është i pakorrigjueshëm dhe ka fyer edhe rëndë arbitrin gjatë ndeshjes Venezuelë-Brazil, pjesë e kualifikueseve të Botërorit 2026.

Nëse dikush mendonte se do të ndryshonte pas zhgenjimit ne Topin e Artë, e kishte gabim. Anësori i Real Madridit mbetet i pakorrigjueshëm dhe i kapur pas sjelljeve të tij të diskutueshme të njohura për tifozët. Episodi i fundit me Vinin ndodhi sonte gjatë ndeshjes kualifikuese Venezuela kundër Brazilit për Kupën e Botës të zhvilluar në Maturín.

Vetëm tre minuta pas një ndeshjeje pa incidente të rëndësishme, gjyqtari kolumbian Andrés Rojas gaboi duke mos i dhënë avantazhin brazilianëve, duke ua ndërprerë kështu mundësinë për të nisur një kundërsulm. Vinicius Jr., i cili ishte vrapuar drejt portës kundërshtare dhe kishte shumë hapësirë ​​përpara tij, ishte ai qe reagoi me keq.

Fjalët e sulmuesit janë të qarta. Nuk ka vend për interpretim të dyfishtë. “Shko bej nje shetitje…” Shpërthimi i Vinit vuri ne pozite dhe komentatorin aq sa gjatë transmetimit të ndeshjes nga kanali brazilian Sportv, pjesë e grupit Globo, komentuesi u shpreh: “Nuk duhet të jesh specialist i leximit të buzëve për të ditur se çfarë tha Vinicius”.

Një tjetër polemikë. Një tjetër fyerje. Por, mbremja nervoze e tij u pasqyrua edhe kur fitoi penallti dhe e humbi me pas, duke i dhene mundesi stadiumit te brohoriste me te madhe sikur te kishte shenuar gol. Brazili shenoi nje supergol me Raphinha por u barazua nga kombetarja vendase.

PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO

GOLI I RAPHINHA – VIDEO

GOLI I VENEZUELAS – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit