VINICIUS JR | SPEKTAKOLAR DHE MAGJIK! Supergol ndaj Sevilla, Real nis arratisjen në krye (VIDEO)

28 Nëntor 2021
22:57
Telesport
back button

SPEKTAKOLAR… Vinicius Jr edhe sot ka vendosur vulën e tij në Bernabeu dhe e ka bërë në momentin më të vështirë dhe kur Sevilla ishte duke marrë pikën në shtëpinë e djemve të Ancelottit.

Por, nëse në fushë është braziliani – totalisht i shndërruar sivjet – nuk ka garanci se ndeshja mund të mbyllet pa golin e tij. Ashtu si edhe sonte, kur priti momentin, uli topin me gjoks, shpërtheu dhe pasi fintoi goditjen, e mati të djathtën duke lëshuar një trajektore që gjeti rrjetën…

Deri në atë moment, Sevilla e Lopetegui ishte mbrojtur mjaft mirë dhe kishte provuar me kundërsulme që të shënonte.

Por pjesa e parë solli golin e Rafa Mir dhe disa momente me Ocampos. Benzema do të barazonte shifrat. Në 45′ e dyta, Reali dominues me lojë por jo raste konkrete, deri te magjia e Vinicius Jr.

Festa e tij si e Ronaldos dikur, duke treguar se sa të jem unë këtu prisni gol…

9 gola deri tani në La Liga, një start sezoni të jashtëzakonshëm.

Edhe, pse në fund, Cortouis ishte shpëtimtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit