Vinicius Junior barazon rekordin e pabesueshëm të Messi-t në Champions League

1 Qershor 2024
23:42
Denis Hakanaj
back button

Vinicius Junior barazoi një rekord të jashtëzakonshëm të vendosur nga Lionel Messi teksa Real Madrid mposhti Borussia Dortmundin në finalen e Champions League në Wembley.

Golat e brazilianit dhe Dani Carvajal në pjesën e dytë vulosën triumfin e 15-të për Los Blancos në Champions.

Ekipet e mbyllën 0-0 pjesën e parë, por ishte Dortmundi që dominoi në 45 minutat e para duke shpërdoruar disa raste.

Reali nuk arriti të kishte një goditje në portë në atë që ishte një paraqitje zhgënjyese në pjesën së parë nga specialistët e finales europiane.

Por ata luajtën më mirë në pjesën e dytë, me Carvajal që realizoi me kokë pas një goditje nga këndi të Toni Kroos.

Vinicius çoi shifrat në 2-0, pasi një asisti të Bellingham.

Duke e bërë këtë, braziliani barazoi një rekord të vendosur nga i madhi Lionel Messi.

Pretendenti për Topin e Artë ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 22 gola në fazën eliminatore të Champions League përpara se të mbushë 24 vjeç – me 11 gola dhe 11 asiste.

I vetmi lojtar tjetër në historinë e futbollit që ka arritur të njëjtat shifra në Champions League është Messi.

Reali gjithashtu bëri historinë e vet të klubit – duke kaluar të gjithë sezonin e Champions League i pamposhtur për herë të parë ndonjëherë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit