Vinicius zhbllokon finalen: Liverpool bën lojën, Real-i shënon golin (Pamjet)

28 Maj 2022
23:02
Denis Hakanaj
back button

Është zjhbllokuar më në fund finalja e Champions League që po zhvillohet në Stade de France të Parisit mes Liverpool-it dhe Real Madrd-it.

Ka qenë skuadra e carlo Ancelotti-t që ka goditur e para me Vinicius Junior, i cili ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur në minutën e 59-të.

LIVERPOOL-REAL GOLI I VINICIUS

Valverde ka lëshuar një goditje-pasim në zonë dhe braziliani ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me lehtësi  pasi ishte lënë i pambuluar nga mbrojtja e Të Kuqve.

Los Blancos kanë shënuar edhe në fundin e pjesës së parë me Karim Benzema, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Rastet nuk kanë munguar për skuadrën e Jurgen Klopp, por tentativat e Të Kuqve janë ndalur nga një Thibaut Courtois në formë të jashëtzakonshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit