“Viti im më i keq“, – ish-trajneri i Barcelonës zbulon prapaskenat

29 Maj 2020
20:09
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka folur në lidhje me kohën kur drejtoi ekipin katalanas në sezonin 2013-14. Ai mendon se ka qenë periudha më e keqe e karrierës së tij koha që kaloi në stolin e spanjollëve.

“Nëse marrim rezultatet nuk mund të them se ishte një vit i keq, sepse fituam një titull (Superkupën) dhe luajtëm një finale. Te Barcelona ajo që ka më shumë rëndësi është fitimi i trofeve. Të them të drejtën për mua ishte viti më i keq, pasi e nisa si trajner dhe përfundova si menaxhues të ekipit.

“Unë tradhtova sitilin e lojës së Barcelonës sepse fillova duke i dhënë shpejtësi skuadrës në zona të hapura dhe jo vetëm duke luajtur afër. Diçka e tillë dha rezultate, pasi fituam me Real Madridin 2-1 me këtë stil loje“, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit