Vjen goli i javës nga Serie A: nga gjysma e fushës teksa arbitri ishte ende duke kontrolluar lojtarin e rrëzuar (PAMJET)

27 Shkurt 2023
21:13
Telesport
back button

Fiorentina mundi sonte Veronën 3-0 në Bentegodi dhe i dha fund serisë së ndeshjeve pa fitore në ligë që kishte zgjatur për më shumë se një muaj e gjysmë. Barak hapi rezultatin me një asistim nga Ikoné pas vetëm dymbëdhjetë minutash lojë, ndersa para pushimit erdhi dyfishimi i Cabral i cili gjithashtu zhbllokohet në Serinë A pas golave ​​në Ligën e Konferencës.

Sfida u mbyll në fund me Cristiano Biraghi, autor i një goli gjenial dhe te cmendur: gjuajtje e lirë nga mesfusha me të cilën befasoi portierin Montipò. Kapiteni i formacionit të trajnerit Vincenzo Italiano përfitoi nga konfuzioni që pasoi një goditje dënimi për skuadrën e tij në vijën e mesfushës…

E teksa arbitri ishte duke u mare me rastin ne fjale dhe nje lojtar i Fiorentina-s ndodhej ne toke ende, mbrojtesi ka provuar nje goditje të befasishme drejt portës me një parabolë perfekte që befasoi portierin, i cili ishte në pozicion të avancuar në lidhje me vijën e portës teksa nuk e priste aspak…

Me këtë sukses, ekipi vjollce, i kontestuar jo pak, i largohet zonës së rrezikut, duke u ngjitur në vendin e 12-të të renditjes, ndërsa Verona, pas humbjes së parë në shtëpi në vitin 2023, humb mundësinë për të dalë nga zona e rënies, duke arritur Spezian në vendin e katërt nga vendi i fundit.

Për herë të parë që nga ardhja e Marco Zaffaronit në stolin verdheblu, Hellas u mundua shumë dhe nuk rrezikoi thuajse aspak. Fiorentina ne fundjave do te ndeshet ndaj Milanit te Stefano Piolit qe vjen pas 4 ndeshjesh bashke me Champions, pa pesuar gol, dhe ku ka shenuar ne total 5 gola…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit