Dusan Vlahovic e komentoi me hidhërim barazimin e Juventusit të tij kundër Lille në Ligën e Kampionëve: “Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, agresive. Mund të kishim fituar, veçanërisht pas barazimit 1-1. Ishim në kontroll të lojës dhe unë e kisha këtë ndjenjë.
Është mëkat që i lamë këto dy pikë në këtë ndeshje. Sidoqoftë, mos harroni se jemi një ekip i ri, me një trajner të ri dhe për shumë prej nesh është Champions-i i parë kur marrim pjesë. Le të vazhdojmë me besim në këtë rrugë”.