Vlahovic-Juve, arrihet marrëveshja: ja të gjitha detajet e super operacionit

27 Janar 2022
20:23
Denis Hakanaj
back button

Tani ka mbaruar me të vërtetë gjithçka për transferimin e Dusan Vlahovic tek Juventus-i.

Drejtuesit bardhezinj, në fakt, kanë arritur marrëveshjen me manaxherin Ristic dhe stafin e tij, që kanë shkuar në Torino për të mbyllur negocioata për rrogën dhe komisionet.

Sulmuesi serb do të nënshkruajë një kontratë me Juventus-in deri në 2026-ën me 7 milionë euro neto në sezon.

Marrëveshja me Fiorentina-n ishte arritur më parë: 70 milionë euro plus 5 si bonus.

Lojtari do të zhvillojë vizitat mjekësore tani.

Vlahovic ishte ndalur nga Covid dhe duhet të rezultojë negativ brenda mbrëmjes të së premtes nëse, siç parashikohet, do të zhvillojë kontrollet të shtunën në J Medical.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, vizitat do të shtyhen për të hënën. Më pas do të vijë zyrtarizimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit