Vllaznia asnjë humbje në kampionat, trajneri Kraja: Edhe në Kupë të njëjtin ritëm

5 Dhjetor 2018
19:53
Telesport
back button

Faza e parë e Kampionatit Kombëtar në volejboll për meshkuj pati si protagonist ekipin e Vllaznisë, që i fitoi të 8 ndeshjet e luajtura, duke siguruar vendin e parë. Një rezultat që askush nuk e priste në fillim të këtij sezoni, madje që ka befasuar edhe vetë shkodranët, që i mundën në fushë të gjitha ekipet rivale. Trajneri Ermal Kraja ka mbetur i kënaqur nga ky rezultat dhe shprehet se synon që të njëjtën gjë ekipi të bëjë edhe këtë fundjavë, në ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë. Skuadra shkodrane ndodhet në Grupin A, së bashku me Elbasanin, Skënderbeun e Partizanin, ndeshjet e të cilit luhen në Elbasan.

T’i fitosh të gjitha ndeshjet e fazës së parë është një tregues i forcës që ka ky ekip, një vlerësim i punës së madhe që kemi bërë gjatë gjithë kohës në stërvitje. Ky ekip ka shumë kualitete edhe pse asnjë nuk na mori seriozisht kur nisi sezoni, por fusha tregoi të kundërtën dhe realteti është renditja. Unë shpresoj që ky ritëm të vazhdojë edhe në ndeshjet e Kupës. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi të gjithë duan të na mundin, por unë besoj te ky ekip dhe pres një mbështetje më të madhe për këtë ekip në të ardhmen”, tha Kraja. Nuk dihet nëse do të ketë përforcime në merkaton e janarit, për të ruajtur këtë ritëm edhe në fazën e dytë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit