Vllaznia bën “boom” në merkato, sjell “MVP” e kampionatit slloven

24 Dhjetor 2019
13:03
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar sot afrimin e malazezit Petar Kusovac. 26-vjeçari, 2.03 metra i gjatë, vjen nga kampionati slloven, ku dhe është shpallur MVP sezonin e fundit.

Kusovac mund të luajë si në pozicionin 4 ashtu dhe atë 5, një lojtar që dallohet për saktësinë e tij në gjuajtje dhe lojën nën tabelë. Malazezi ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni me Vllazninë dhe është prezantuar sot para mediave.

Një përforcim me vlera për ekipin shkodran, që këtë sezon synon të lërë gjurmë si në kampionat ashtu dhe në Ligën Ballkanike. Vllaznia, aktualisht renditet në vendin e tretë në Superligë, por në arenën ndërkombëtare ka zhgënjyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit