Vllaznia mposht edhe Teutën, udhëheq kampionatin me pikë të plota

22 Shkurt 2021
8:33
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj. Në fushë kanë zbritur vetëm skuadrat e Grupit A.

Vllaznia korri fitoren e dytë në kampionat, duke mundur pa shumë probleme 3-0 Teutën në Durrës (25-10, 25-16, 25-19). Ndeshje e dominuar nga shkodranët, që falë këtij suksesi udhëheqin renditjen me 6 pikë të plota.

Fitoren e parë sezonale në debutimin në kampionat korri Erzeni. Shijakasit mposhtën 3-0 Skënderbeun (25-15, 25-15, 25-23), sfidë e dominuar nga lojtarët e Erzenit. Miqtë nga Korça rivalizuan në setin e tretë, por shumë pak për të fituar.

Volejboll – Meshkuj, Grupi A (Java e dytë)

Erzeni – Skënderbeu, 3-0

Teuta – Vllaznia, 0-3

Elbasani (pushim)

Renditja: Vllaznia 6 pikë, Erzeni 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit