Vllaznia ndalet në Korçë, Memelli “rigjen” Skënderbeun (VIDEO+RENDITJA)

21 Shkurt 2021
16:05
Telesport
back button

Vllaznia ndalet në Korçë dhe rihap kampionatin. Rezultat aspak pozitiv për ekipin e Thomas Brdaric, që tani kryeson me vetëm 5 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi.

Pikë pozitive për Skënderbeun e Memellit, të cilët po luftojnë për objektivin mbijetesë. Djemtë e Memellit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin në minutën e tetë.

 

Pjesa e dytë nisi me Vllazninë kërkuese dhe braziliani Da Silva fitoi një penallti në minutën e 58-të dhe ekzekutimin e mori përsipër Haris Dilaver. Boshnjaku nuk gaboi përballë Dajsinanit dhe barazim 1-1. Rikthim te goli pas një kohe të gjatë për sulmuesin e Vllaznisë.

Sfida nuk dhuroi më gola dhe u mbyll pa fitues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit