Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në boks, titulli i 25-të për shkodranët

18 Shtator 2023
13:00
Telesport
back button

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në boks për të rritur, në përfundim të turneut 3-ditor që u zhvillua në sallën e lojërave “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Për shkodranët e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni, Lazarin Vila, Besnik Limani e Jetmir Kuçi, ky është titulli nr.25 në histori.

Një event që këtë herë shkoi pa shumë polemika e sherr, ndryshe nga sa ndodh shpesh në këtë sport, ku nuk kanë munguar edhe skenat e dhunës. Vllaznia arriti të nxjerrë 7 boksierë kampionë, duke i fituar të shtata finalet ku mori pjesë: Rifat Bajrami, Emanuel Koco, Ani Haxhillari, Renato Nasufi, Arjon Kajoshi, Senad Drini e Nelson Hysa.

Në vendin e dytë u klasifikua skuadra e Tiranës, me 3 boksierë kampionë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Teuta. Eventi u organizua nga klubi bardheblu, ndërkohë që nuk munguan duelet e bukura dhe me emocione. Në ndonjë rast pati edhe pakënaqësi prë vendimin e gjyqtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit