Vuri baste të paligjshme dhe fshehu hetimet! Ylli i Premier League rrezikon skualifikim total nga futbolli

8 Tetor 2024
17:50
Telesport
back button

Lucas Paqueta ka një vit që po hetohet nga Federata Angleze e Futbollit për baste të paligjshme. Dihet se një futbollist nuk lejohet të përfshihet në baste, por braziliani duket se ka rënë në mëshirën e kompanive të basteve.

Sipas hetimeve paraprake, ka katër raste kur janë vënë baste të mëda për kartonë të verdhë, që realisht edhe janë marrë nga mesfushori ofensiv. Bastet janë vënë në vendlindjen e tij, Brazil.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Paqueta tashmë ka një akuzë të re për pengim të hetimeve. FA i kishte konfiskuar telefonin personal brazilianit për të parë detaje të tjera. Pas analizave, telefoni iu rikthye.

Kur Federata ka kërkuar sërish telefonin për efekt provash, lojtari i West Ham është përgjigjur: “Kam blerë një të ri”. Me këto dy akuza, Paqueta rrezikon skualifikim përjetë nga futbolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit