Kapiteni i Manchester City, Kyle Walker këmbëngul se nuk ka panik brenda dhomës së zhveshjes së ekipet për rezultatet e fundit zhgënjyese.
Kampionët në fuqi të Anglisë janë pesë pikë prapa Liverpoolit në renditjen e Premier League.
Megjithatë, nuk është diçka që shqetëson mbrojtësin e djathtë Walker, i cili ka këmbëngulur se gjërat do të ndryshojnë kur infermieria të boshatiset.
“I thashë Ruben (Dias) se nëse do të jemi afër vendit të parë kur Kevin (de Bruyne) të kthehet, atëherë e dimë se e mund ta fitojmë titullin”, tha Walker, sipas City Xtra.
Këtë sezon, City po luan për titullin e pestë radhazi në Premier League.