Largimi i Kyle Walker në vitin 2025 nga Manchester City është 99% i sigurt. Mbrojtësi anglez nuk ka më vend në “Etihad Stadium”.
Pep Guardiola kërkon lojtarë më të freskët dhe që tani ka vendosur se kush do të jetë pasuesi i Walker. Bëhet fjalë Pedro Porron, i cili po shkëlqen te Tottenham.
25-vjeçari ka luajtur më parë te City, sepse në vitin 2019 u ble nga Girona për 12 milionë euro. Duke qenë tepër i ri dhe pa përvojë, Guardiola nuk e mbajti gjatë në ekip, por gjërat kanë ndryshuar.
Spanjolli tashmë e ka rritur profilin e tij, aq sa për të ka interes edhe Real Madrid. Problemi është se Tottenham nuk heq dorë lehtë nga yjet e tij dhe kërkon minimalisht 75 mln euro.