Kyle Walker, me statusin e kapitenit të “qytetarëve”, iu ka dërguar një mesazh tifozëve të Manchester City, të cilët janë mjaft të mërzitur për 7 ndeshje radhazi pa fitore, nga të cilat 6 humbje: “E dimë që performancat tona të fundit nuk kanë qenë në standardin që presim, jemi të vetëdijshëm se ka qenë e vështirë.
Sidoqoftë, ne i kemi kaluar kësi sfidash edhe më parë, së bashku. Do t’ia dalim edhe kësaj here. Është e rëndësishme që të gjithë të qëndrojmë së bashku si një klub, si Manchester City, ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Mbështetja juaj, qoftë në momentet e mira, qoftë në momentet e vështira, do të thotë gjithçka për ne.
Ne kemi fituar tituj në ndeshjet e fundit të sezonit, kemi bërë histori me një fushatë rekord prej 100 pikësh, kemi fituar tripletën sezonale. Kemi treguar herë pas here se mund të ngrihemi dhe do ta bëjmë përsëri. Unë ju premtoj se do të luftojmë deri në fund”.